Skip to main content

Find women's shelters and important facilities in your area.

Free places
for women with children
and without children
Free places
for women
without children
No free
places

Mirë se vini në „Frauen-Info-Netz“!

Këtu Ju do të informoheni shpejt dhe thjeshtë lidhur me vendet e lira në shtëpitë e grave në NRW.  
Përveç kësaj, mund të merren informacione të tjera të rëndësishme lidhur me ofertat mbështetëse për gratë e prekura nga dhuna.
 
Kështu do të gjeni ndihmë:
Me maus Ju mund të lëvizni mbi hartën e NRW-së. Shtëpitë në hartë janë shtëpitë e grave. E kuqja do të thotë, që shtëpia për fat të keq është komplet e zënë. E verdha do të thotë, që ka vende bosh vetëm për gratë, të cilat janë vetëm. Jeshilja do të thotë, që ka vende bosh për gratë me fëmijë dhe ka vende për gratë që janë vetëm.  
Përveç kësaj ekziston mundësia që të jepet një vend apo një kod postal dhe të bëhet aktivizimi i kërkimit të zonës, për të gjetur oferta ndihmë.  

„Frauen-Info-Netz“ është një projekt i Grupit të Punës së Landit të shtëpive të pavarura e.V. në NRW.

 

„Frauen-Info-Netz“ kundër dhunës - Këshilla

Këshillë: Për siguri - të fshihen gjurmët në rrjet

Nëse një person ju kërcënon, ka qasje në llogarinë tuaj të postës elektronike, atëherë ky mund të lexojë e-mailet tuaja që hyjnë dhe dalin. Nëse dëshironi që llogaria juaj të jetë e siguruar ndaj qasjeve të huaja, atëherë përdorni një fjalëkalim, që nuk është i lehtë për t’u zbuluar, mundësisht një kombinim shkronjash dhe numrash. Nëse do të merrni e-maile kërcënuese apo ngacmim nga ndonjë person, atëherë printoheni atë për t’a patur si dëshmi në rast nevoje.

Ju mund t’i fshini gjurmët tuaja në internet:

Ecuria /Cache:

Browser-i juaj regjistron informacionet, të dhënat dhe grafikët nga faqet e internetit, që Ju keni vizituar së fundmi. Për të parandaluar të tjerët nga ndjekja e tyre, fshini të dhënat e regjistruara përmes pezullimit të browser-it tuaj.

Mozilla Firefox

Klikoni në menynë „Parametrat“ dhe zgjidhni „Mbrojtja e të dhënave dhe siguria“. Është më mirë të zbrazni aty menjëherë si kronikën ashtu edhe përmbajtjen e faqes. Si alternativë thjeshtë përdorni „Menynë private“ për të shfletuar.

Internet Explorer

Klikoni në menynë „ekstra“, zgjidhni „Opsionet e internetit“. Në kartën regjistruese „Të përgjithshme“, në seksionin „Kronika e browser-it“ Ju mund të a) klikoni, në mënyrë që  kronika e browser-it të fshihet automatikisht pas çdo mbylljeje të browser-it, ose b) klikoni „Fshi“, për të dhënat e browser-it që duhet të fshihen.

„Frauen-Info-Netz“ kundër dhunës - Rreth nesh

Këshillë: Për siguri - të fshihen gjurmët në rrjet

„Frauen-Info-Netz“ u ofron grave që kërkojnë ndihmë dhe specialistëve, që të informohen gjerësisht dhe aktualisht lidhur me vendet në shtëpitë e grave dhe mundësitë e tjera mbështetëse.
Informacionet e mbledhura në këtë faqe nuk kërkojnë plotësinë.

„Frauen-Info-Netz“ është një projekt i Grupit të Punës së Landit të shtëpive të pavarura e.V. në NRW me pjesmarrjen e shtëpive të grave në sponsorizime të tjera.  
Grupi i Punës së Landit është një shoqatë e përbërë aktualisht nga 26 shtëpi grash të pavarura.

Shtëpitë e grave u ofrojnë grave të prekura nga dhuna dhe fëmijëve të tyre, strehim, konsultim të specializuar dhe shoqërim mbështetës, me qëllim të zhvillimit të një perspektive të re të jetës.  
Krahas përmirësimit të situatës personale dhe ligjore të grave, ne dëshirojmë të sensibilizojmë publikun ndaj pasojave shoqërore dhe individuale të dhunës ndaj grave, në format e ndryshme të paraqitjes së tyre.

Për informacione të mëtejshme luteni të vizitoni faqen tonë të internetit www.lag-autonomefrauenhaeusernrw.de.