Skip to main content

„Frauen-Info-Netz“ kundër dhunës - Këshilla

Këshillë: Për siguri - të fshihen gjurmët në rrjet

Nëse një person ju kërcënon, ka qasje në llogarinë tuaj të postës elektronike, atëherë ky mund të lexojë e-mailet tuaja që hyjnë dhe dalin. Nëse dëshironi që llogaria juaj të jetë e siguruar ndaj qasjeve të huaja, atëherë përdorni një fjalëkalim, që nuk është i lehtë për t’u zbuluar, mundësisht një kombinim shkronjash dhe numrash. Nëse do të merrni e-maile kërcënuese apo ngacmim nga ndonjë person, atëherë printoheni atë për t’a patur si dëshmi në rast nevoje.

Ju mund t’i fshini gjurmët tuaja në internet:

Ecuria /Cache:

Browser-i juaj regjistron informacionet, të dhënat dhe grafikët nga faqet e internetit, që Ju keni vizituar së fundmi. Për të parandaluar të tjerët nga ndjekja e tyre, fshini të dhënat e regjistruara përmes pezullimit të browser-it tuaj.

Mozilla Firefox

Klikoni në menynë „Parametrat“ dhe zgjidhni „Mbrojtja e të dhënave dhe siguria“. Është më mirë të zbrazni aty menjëherë si kronikën ashtu edhe përmbajtjen e faqes. Si alternativë thjeshtë përdorni „Menynë private“ për të shfletuar.

Internet Explorer

Klikoni në menynë „ekstra“, zgjidhni „Opsionet e internetit“. Në kartën regjistruese „Të përgjithshme“, në seksionin „Kronika e browser-it“ Ju mund të a) klikoni, në mënyrë që  kronika e browser-it të fshihet automatikisht pas çdo mbylljeje të browser-it, ose b) klikoni „Fshi“, për të dhënat e browser-it që duhet të fshihen.