Skip to main content

„Frauen-Info-Netz“ kundër dhunës - Rreth nesh

Këshillë: Për siguri - të fshihen gjurmët në rrjet

„Frauen-Info-Netz“ u ofron grave që kërkojnë ndihmë dhe specialistëve, që të informohen gjerësisht dhe aktualisht lidhur me vendet në shtëpitë e grave dhe mundësitë e tjera mbështetëse.
Informacionet e mbledhura në këtë faqe nuk kërkojnë plotësinë.

„Frauen-Info-Netz“ është një projekt i Grupit të Punës së Landit të shtëpive të pavarura e.V. në NRW me pjesmarrjen e shtëpive të grave në sponsorizime të tjera.  
Grupi i Punës së Landit është një shoqatë e përbërë aktualisht nga 26 shtëpi grash të pavarura.

Shtëpitë e grave u ofrojnë grave të prekura nga dhuna dhe fëmijëve të tyre, strehim, konsultim të specializuar dhe shoqërim mbështetës, me qëllim të zhvillimit të një perspektive të re të jetës.  
Krahas përmirësimit të situatës personale dhe ligjore të grave, ne dëshirojmë të sensibilizojmë publikun ndaj pasojave shoqërore dhe individuale të dhunës ndaj grave, në format e ndryshme të paraqitjes së tyre.

Për informacione të mëtejshme luteni të vizitoni faqen tonë të internetit www.lag-autonomefrauenhaeusernrw.de.